Vitin e ardhshëm do të bëhet regjistrimi i popullsisë
Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës është vendosur që vitin e ardhshëm të bëhet regjistrimi i popullsisë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të filloj më 1 shtator 2023 deri më 17 tetor 2023 dhe sipas tij kjo do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.
“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të së dhënave demografike e socio-ekonomike. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, ka thënë kryeministri Kurti.