Vitija: Logopedi që kishte abuzuar tre vjeçaren, nuk u suspendua - NACIONALE

Vitija: Logopedi që kishte abuzuar tre vjeçaren, nuk u suspendua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i cili mbulon sektorin e Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pasi komisioni Disiplinor i QKUK-së e ktheu në punë logopeditn Iljasa Fazliu në Klinikën e ORL-së.

Përmes një postimi në Facebook, Vitija tha se Logopedi që kishte abuzuar tre vjeçaren nga Gjilani, nuk ka qenë asnjëherë i suspenduar nga SHSKUK.

“Logopedi qe abuzoi me tre vjeçaren nuk ka qene asnjehere i suspenduar nga SHSKUK. Ud.drejtoresha nuk e ka perdorur kompetencen e saj per suspendim me automatizem pas arrestimit te tij, ndersa Komisioni Disiplinor vetem e ka pezulluar deri ne vendimin per rikthim ne pune”, ka shkruar ai.

“Pra, ndonese u arrestua dhe kishte vendim per 30 dite paraburgim nga Gjykata, SHSKUK dhe Komisioni Disiplinor nuk moren asnje mase”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme