Vitia thotë se po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet - NACIONALE

Vitia thotë se po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se partia e tij po bën maksimumin për t`i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka thënë se VV-ja do të angazhohet edhe në ditëve të vazhdimin në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në rezultatin e partive politike.

“S’kam çka shtojë përveç asaj që është folur në media edhe nga kryeministri Kurti. Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet. Njësoj do të vazhdohet deri në ditën e fundit, me takime e propozime për të shmangur zgjedhjet, sepse ne besojmë që zgjedhjet nuk sjellin rezultat tjetër dhe në këtë drejtim është një humbje në raport me të mirat që iu vijnë qytetarëve. Është një diçka që nuk e ndryshon thellë rezultatin dhe pse të shkohet në këtë rrugëtim të panevojshëm”, ka thënë Vitia.

Lajme të ngjashme