Vitia: Ende nuk është shkarkuar nga Bordi i SHSKUK-së kirurgu i arrestuar nën dyshimet për ryshfet
Gazetari i shëndetësisë Bujar Vitija ka treguar se edhe tetë ditë pas arrestimit kirurgu Isuf Zekaj nuk është shkarkuar nga pozita e anëtarit të Bordit të SHSKUK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria po pret që këtij bordi t`i skadojë mandati më 20 janar.
“Me 20 janar i skadon mandati ne Bordin e SHSKUK-se, Isuf Zekajt, kirurgu i arrestuar nen dyshimin per marrje ryshfeti. Tete dite pas ketij skandali ai ende nuk eshte shkarkuar nga Qeveria. Dmth po pritet data 20 janar qe te behet plotesim-ndryshimi e jo shkarkimi”, ka shkruar Vitia.