Viti: Arrestohen pesë të dyshuar, u rrahën mes vete me mjete të forta
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar në Viti.
Të njëjtit, janë përleshur mes vete me mjete të forta.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.