Visar Ymeri: VV-ja po mundohet të përfitojë politikisht përmes Thaçit - NACIONALE

Visar Ymeri: VV-ja po mundohet të përfitojë politikisht përmes Thaçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri ka folur për perceptimet dhe reagimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit.

“Gjykata Speciale nuk është gjykatë e cila merret me të gjitha rastet që ndodhin, në këtë drejtim duhet me bo këtë ndarje,” u shpreh Ymeri. Sipas tij, pritjet që janë krijuar për këtë institucion kanë qenë të pabazuara.

“Mendoj që kanë pas pritje nga Gjykata Speciale të pabazuara, unë i kuptoj familjarët të cilët presin që 25 vjet me ditë kush ua ka vra babën, vëllain, mirëpo qiky frustrim që vjen nga mos gjetja e akterëve nuk bën me u vesh dikujt pse ja ki inati,” theksoi ai ne Paparaci.

Ai ka komentuar edhe reagimet që kanë ardhur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke i cilësuar si të natyrës politike dhe jo të lidhura me drejtësinë.

“I kam pa reagimet e një pjese të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe përkrahësve të tyre, reagimet e tyre nuk kanë të bëjnë me procesin e drejtësisë. Është çështje politike,” tha Ymeri.

Lajme të ngjashme