Visar Ymeri për videon e VV-së: Po e bëjnë për ta maskuar luftën me sindikatat - NACIONALE

Visar Ymeri për videon e VV-së: Po e bëjnë për ta maskuar luftën me sindikatat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mendon se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë për ta maskuar “luftën” e vetë të cilën po e bën Qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje me sindikatat dhe mësimdhënësit.

“Tërë kohën kur e dëgjon kryeministrin dhe të tjerët kur flasin, duke e mbrojtur Kosovën nga Serbia dhe që po e luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe kjo përfshirë këtë video bëhet aq e madhe për ta maskuar luftën e vetë të cilën po e bën Qeveria e LVV-së, e ajo është lufta me sindikatat dhe mësimdhënësit”, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjini.

Sipas tij, duke i luftuar sindikatat dhe mësimdhënësit, Kurti me apo pa dashje po i ndihmon bankat private.

Deri më tash nuk kanë bërë luftë me askënd, pos me sindikatat, as me krimin në veri, as me oligarkët, as me strukturat paralele në Veri, as me ata që nuk e paguajnë rrymën në Veri, marrëveshje me Vucicin po bën, ndërkohë që luftën e vetme po e bën me njerëzit që e kanë 275 euro p.sh. një teknik në shkollë. Një qeveri e majtë që e lufton sindikatën, mësimdhënësin që është relativisht i varfër në kushtet ekonomike dhe në këtë luftë po i ndihmon bankat private, me qëllim apo pa qëllim”, ka thënë Ymeri teksa shton se “kjo është e vërteta që videoja po mundohet ta fsheh”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme