Visar Ymeri: Albin Kurti është politikan që e ndan popullin në dysh, ose je me të ose jo - NACIONALE

Visar Ymeri: Albin Kurti është politikan që e ndan popullin në dysh, ose je me të ose jo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për ish-kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, personaliteti i vitit 2022 është kryetari i tashëm i VV-së dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ymeri tha në Debat Plus se për të Kurti mbetet personalitet i vitit për shkak se më së shumti është diskutuar rreth tij.

“Por nëse matum nga perspektiva e rezultateve, vështirë që na del personalitet i vitit që nuk ka rezultate. Pse lloi i individit sikurse, Albin Kurti bëhet personalitet i vitit, sa herë që të ka një mikrofon në dorë, sepse Kurti ka qenë personalitet i vitit edhe kur nuk ka qenë kryeministër, për shkak të karakterit të tij polarizues. Personat që kanë karakterin polarizues gjithmonë bien në sy shumë sepse, edhe përkrahësit e përkrahin shumë por, edhe kritikuesit e kritikojnë shumë. Kurti është politikan që ndan popullin në dysh … ose je me te ose jo”, tha Ymeri.

Lajme të ngjashme