Visar Azemi: KPM ka rënë në duar politike - NACIONALE

Visar Azemi: KPM ka rënë në duar politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Visar Azemi, ka reaguar pasi që anëtarët e KPM-së kanë zgjedhur kryetarin e ri, ende pa mbaruar mandati i kryetarit aktual.

Azemi ka thënë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe shoqërinë.

Ai tutje ka komentuar duke thënë se zhvillimet e reja në Komisionin e Pavarur për Media shpërfaqën një realitet të frikshëm, tentimin e vazhdueshëm të qeverisë për të kapur institucionet.

Një institucion i rëndësishëm si KPM që duhet të garantojë lirinë e mediave dhe të mbrojë interesat e qytetarëve, ka rënë në duar politike. Zgjedhja e një kryetari të ri, është një tjetër hap që e dëshmon kapjen e këtij organi nga partia në pushtet. Ruajtja e lirisë së mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, dhe çdo tentim për ta dëmtuar atë, është kërcënim ndaj demokracisë. Të gjithë duhet ta mbrojmë sistemin demokratik dhe të drejtat e qytetarëve.” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme