Vikendi vranët e me shi, ekspertët paralajmërojnë përmbytje në Kosovë - NACIONALE

Vikendi vranët e me shi, ekspertët paralajmërojnë përmbytje në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po bëjnë të ditur se në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut.

Si pasojë, IHK ka paralajmëruar se gjatë fundjavës reshjet e shiut mund të jetë me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut.

“Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut. Rajoni(et): Pejë, Gjakovë.Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, thuhet në njoftim.

IHM parashikon se rajonet që mund të preken më shumë nga vërshimet janë Peja dhe Gjakova.

Ndërkaq, java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale ku priten edhe reshjet e borës.

Tutje IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Lajme të ngjashme