Vidhen katër koshere me bletë në Zveçan, policia nis hetimet
Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur katër koshere me bletë nga një ankues mashkull kosovar.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar nga viktima, ndërsa autorët mbeten ende të panjohur.
Ngjarja është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për identifikimin e të dyshuarve.