Vidhen 20 mijë në Pejë, arrestohen tre persona - NACIONALE

Vidhen 20 mijë në Pejë, arrestohen tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se të dielen ka ndaluar tre persona (H.A., E.H., dhe M.A.,), të cilët duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Tre të dyshuarit, kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumë e parave në vlerë prej 20 mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovë, tre të dyshuarit janë arrestuar

“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë.

Lajme të ngjashme