VIDEO: Ronaldo shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr ndaj Al Tai - NACIONALE

VIDEO: Ronaldo shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr ndaj Al Tai

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Al Tai, ku ka shkëlqyer Cristiano Ronaldo me tre gola të shënuar.

Ylli portugez 39-vjeçar nuk do t'ia di për moshë, pasi ai tani ka shënuar golin e 26-të këtë sezon në Pro Ligën Saudite.

Otavio shënoi golin e parë të takimit për Al Nassr në minutën e 20-të, me rezultatin që u barazua nga Misidjan dy minuta më vonë.

Ghareeb e çoi skuadrën e Ronaldos në epërsi pas 45 minutave të para kur shënoi në minutat shtesë, i asistuar nga Sadio Mane.

Pjesa e dytë i takoi një futbollisti, pra Cristiano Ronaldos.

Ronaldo shënoi gol fantastik për 3:1 në minutën e 64-të, Sadio Mane sërish ishte në rolin e asistuesit.

Portugezi e shënoi golin e dytë personal në këtë takim vetëm tre minuta më vonë, kur një top të kthyer nga shtylla lehtësisht e çoi në rrjetë për 4:1.

Het-trikun e tij e kompletoi tre minuta pa përfunduar takimi. Al Sulaiheem harkoi dhe Ronaldo u shkëput më së larti, për të shënuar me kokë për 5:1.

Ky ishte goli i 26 sezonal për Ronaldon në Ligën Saudite, me Al Nassr që gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, 11 më pak se lideri Al Hilal, skuadër kjo që nuk di për humbje në këtë sezon.

Lajme të ngjashme