VIDEO: Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për teknologji, derisa raportohet se presidenti francez, Emmanuel Macron do të qëndrojë edhe sonte në Tiranë.
Nga pamjet “live”, shihet se presidenti francez e ka komentuar krevatën e kryeministrit shqiptar, duke i thënë “kjo qenka e mirë”.
Më pas, ata kanë vijuar brenda Piramidës.
“Piramida e Tiranës - Për t'i dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tanimë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë pa kufi moshe dhe profesioni” – ka shkruar Rama në Facebook.