Video: Policia konfiskon një armë plastike nga një serb në Gazimestan - NACIONALE

Video: Policia konfiskon një armë plastike nga një serb në Gazimestan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë plastike nga një qytetar serb.

Kjo ka ndodhur në Gazimestan, atje ku serbët janë mbledhur për manifestimet e Vidovdanit.

Ndryshe, qytetarë serbë të shumtë janë mbledhur në Gazimestan për manifestimet e Vidovdanit.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe politikanë serbë, derisa ka pasur qytetarë që kanë provokuar me simbolin me tre gishta.

Siç edhe paralajmëroi Policia e Kosovës, atje ndodhen forca të shumta policore, përfshirë Njësinë Speciale.

Lajme të ngjashme