Video: Policia e pyet dhëndrin nëse "po e marrin me zor", derisa çifti po fotografohej - NACIONALE

Video: Policia e pyet dhëndrin nëse "po e marrin me zor", derisa çifti po fotografohej

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës gjatë detyrës së tyre kanë gjetur kohë pak edhe t'i flasin një çifti.

Gjersa po kalonin për patrullimit në parkun e Gërmisë në Prishtinë, policët u ndalen afër një çifti të cilët po i bënin disa fotografi për ditën e fejesës.

Njëri nga policët e pyet të riun nga Prishtina, Arben Gashi nëse ishte i sigurt për fejesën.

”A je i sigurt?”- dëgjohet duke pyetur polici kosovar.

“Edhe pak jo.” - ia kthen i riu.

”Mos janë t’u t’marrë me zor?” - pyet polici në fund, para se të largohen me veturë, raporton Mitropol.

Biseda mes tyre ka shkaktuar të qeshura nga familjarët, të cilët po i shoqëronin çiftin gjatë sesionit fotografik.

Lajme të ngjashme