Video: Momenti kur u arrestua Ilir Meta
Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan Neës Glidona Daci. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.
Ish-presidenti akuzohet për “korrupsion“, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie“.
Raportohet se Meta është vënë në pranga nga agjentët e BKH-së teksa po shkonte drejt selisë së partisë. Ai kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.