VIDEO: Dronët e Ukrainës godasin bombardues gjatë një sulmi masiv në Rusi
Ukraina thotë se ka kryer sulmin më të madh me rreze të gjatë të luftës me Rusinë të dielën, pasi përdori dronë të kontrabanduar për të nisur një seri goditjesh të mëdha ndaj 40 avionëve luftarakë rusë në katër baza ushtarake.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se në operacionin e quajtur “Rrjeta e Merimangës”, i kryer nga shërbimi i sigurisë SBU, u përdorën 117 dronë, të cilët goditën “34% të bartësve strategjikë të raketave lundruese të [Rusisë]”.
Sipas burimeve të BBC-së, se u desh një vit e gjysmë për të organizuar këto sulme, që përfshinin dronë të fshehur në kabina të lëvizshme prej druri, me çati të operuara në distancë mbi kamionë, të cilët u afruan pranë bazave ajrore dhe u lëshuan “në kohën e duhur”.
Rusia konfirmoi sulmet ukrainase në pesë rajone, duke i cilësuar si “akt terrorist”.