Veturat me targa RKS lëvizin lirshëm për në Serbi, raporton REL
Radio Evropa e Lirë raportoi ditën e sotme se veturat me targa RKS janë duke lëvizur lirshëm e të papenguara në dhe nëpërmjet Serbisë.
Kjo pasi Qeveria e Serbisë mori vendim për të zbatuar marrëveshjen e vitit 2011 për targat, që ishte arritur kohë më parë por e pa implementuar.
Deri më tash Serbia aplikonte ndaj veturave regjimin e afisheve (siç kishte nisur edhe Kosova) ndaj veturave me targa RKS duke ia mbuluar simbolet shtetërore.