Vetura me targa të huaja i bjen trup duke bërë gjysmërreth në vendkalim të këmbësorëve
Një ngjarje që s’jemi mësuar ta shohim shpesh, ka ndodhur sot në komunikacionin e Prishtinës.
Një veturë me targa të huaja, ka bërë një gjysmërreth në vendkalimin të këmbësorëve.
Megjithatë nuk dimë nëse vozitësi është mërgimtar apo jo, ama dimë që kjo kundërvajtje do të duhej të dënohej rëndë.
Kjo kundërvajtje është bërë sot gjatë mesditës në Prishtinë, ku lexues të Gazetës Nacionale kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë.

