Vetura godet një vajzë të mitur
Një e mitur është përplasur nga një veturë në vendbanimin Vitomiricë të qytetit të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar lajmin për Nacionale.
Rugova tha se e mitura është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
"Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhir në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar nje veture dhe një këmbësor, këmbësorja ( e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jasht rrezikut për jetë", tha Rugova për Nacionale.