Vetura e vjedhur në Itali në vitin 2019, kapet në Vërmicë
Vetura e vjedhur në Itali në viti 2019 është kapur dje gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vermicë.
Sipas policisë, vetura po drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.
Raporti i plotë i PK-së:
VJEDHJE E VETURES/PKK Vërmicë, 23.07.2022-16:20. Raportohet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës qe e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në bazë të sistemit ka rezultuar se vetura është raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2019. Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.