Vetura del nga rruga, dyshohet për vetëaksident afër parkut të biznesit në Drenas
Gazeta Nacionale ka siguruar disa fotografi të një veture, e cila shihet se ka rënë në një gropë anash rrugës në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sipas informacioneve nga terreni, dyshohet për një vetëaksident te vendi i njohur si "Kroni i Mbretit".
Në fotografitë e Nacionales, në vendngjarje shihen disa policë, të cilët po vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Ende nuk dihet për lëndime në njerëz, ndërsa nga fotografitë mund të shihet se vetura ka pësuar dëmtime.
Nacionale do t’iu mbajë të informuar për rastin.