Vetëvendosje kundër kërkesave të opozitës që të diskutohet për minatorët dhe policët në Kuvend
Dy kërkesat e opozitës për minatorët dhe për Policiën e Kosovës, kanë dështuar të futën si pikë e rëndi të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Debat parlamentar për minatorët grevistë u propozua nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, por që nuk kaloi për shkak që s’i mori votat.
“86 deputetë kanë votuar 33 përkrahën, 36 e kundërshtuan 7 abstenuan, kështu që nuk kalon mocioni i propozuar nga deputeti Abelard Tahiri” – ka thënë kryetari Glauk Konjufca.
Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar mocion për policinë e Kosovës, por as ky mocion nuk kaloi.
“34 e mbështeten, 50 abstenuna, kunder asnjë, nuk kalon ky mocion” – ka thënë kryetari Konjufca.
Pas kësaj deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.