Vetëvendosja në ‘lajthitje’, tash ia përshkruan vetes “heqjen e dinarit serb” si arritje të tyre; harron BQK-në “e pavarur”
Tërë kohën janë deklaruar se Banka Qendrore e Kosovës është “institucion i pavarur” që kryen punët e saj pa prekje nga politika, por Lëvizja Vetëvendosje e harron krjetësisht këtë duke ia përshkruar vetes si të arritur: E hoqëm dinarin serb, shkruajnë ata në komunikatën për media të lëshuar pas mbledhjes së Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, mbledhje kjo e kryesuar nga Kryeministri, Albin Kurti.
“Në vijën e përgjithshme të zhvillimeve politike u theksua fillimi i mbarë i këtij viti me përplotë zhvillime të rëndësishme për Republikën tonë si: Liberalizimi i vizave, njohja e pasaportës së RKS-së nga Spanja, heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, heqja e vizave nga Izraeli, Lëvizja e lirë me targa RKS pa stikera, blerja e raketave “Javelin” nga ShBA-ja, rikthimi i FSK-së në Defender Europe 2025, subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për mbi 40 mijë familje të cenueshme, faturimi i energjisë elektrike në veri, shërbimet e ARBK-së për herë të parë në veri, heqja e dinarit të Serbisë, mbyllja e komunave paralele dhe arritje të tjera”, shkruhet në komunikatë.