Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, policia: Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se ai është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa policia në vendngjarje ka konfiskuar armën.
Policia veprën e ka cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.
“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë 23.01.2026-23:00. Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e policisë.