Vetëm në 24 orët e fundit, tri raste të dhunës në familje në Kosovë
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë.
Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Graqanicë.
Policia njofton se një femër në Fushë Kosovë ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht. Sipas policisë i njëjti është arrestuar.
Në anën tjetër në Prishtinë një femër poashtu ka raportuar në polici bashkëshortin e saj, pasi ai e kishte kanosur përmes telefonit. I njëjti është dërguar në mbajtje.
Edhe në Graqanicë një femër ka raportuar në polici bashkëshortin e saj pasiqë ka thënë se i njëjti përmes rrjeteve sociale e ka kanosur.
“Fushë Kosovë, 08.11.2022 - 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Prishtinë 08.11.2022 - 14:37. Viktima femër kosovare, ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Graqanicë 08.11.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se përmes rrjetit social është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilën është në proces të divorcit.”, thuhet në raportin e policisë.