Vetëm këtë vit janë larguar 88 mjekë
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka prezantuar shifra të frikshme të ikjes se mjekëve këtë vit.
Ai ka treguar se nga muaji janar deri në muajin prill janë larguar nga 88 mjekë.
Në një intervistë për Ekonomi Online, ai ka thënë se kjo shifër tejkalon mesataren e vitit të kaluar.
Ai ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave do të ndikon në rritjen e numrin të mjekëve që do të largohen nga Kosova.
“Lehtësimi i këtyre komunikimeve me siguri që do të rrit dinamiken dhe numrin e largimeve. Vitin e kaluar kemi pasur 211 me gjitha ato bllokada të komunikimeve, këtë vit deri me ditën e sodit kemi 88 që e kalon mesataren e viti të kaluar, katër mujorin e parë. Presim një numër më të madh se vitin e kaluar. Arsyet të cilat kanë qenë vitin e kaluar dhe janë po të njëjtat është çështja e papunësisë, kemi një numër të madh të mjekëve afër 400 mjek janë të pa punë”, ka thënë ai.