kryeministra britanikë me mandat më të shkurtër se Johnsoni
Nga viti 1900, vetëm gjashtë kryeministra britanikë kanë qëndruar në pushtet për kohë më të shkurtër se kryeministri i tanishëm, Boris Johsnon, që pritet të japë dorëheqje.
Kryeministri me mandatin më të shkurtër është Andrew Bonar Law, me vetëm 211 ditë në pushtet në periudhën 1922 – 1923.
Një kryeministër tjetër me mandate të shkurtër ishte edhe Alec Douglas-Home me 364 ditë në pushtet më 1963 e 1964. Pas tij radhitet Anthony Eden me 644 ditë në pushtet më 1955deri më 1957.
Tre kryeministra të tjerë me mandate më të shkurtra se Boris Johnson ishin Henry Campbell-Bannerman me 852 ditë në pushtet, Gordon Brown me 1.049 ditë dhe Neville Chamberlain me 1.078 ditë. Boris Johnson sot është në ditën e 1.079-të në krye të qeverisë.