Vetëgjyqësia: Dy persona sulmuuan fizikisht dy të tjerë te “Rrethi i Flamurit”, arrestohen - NACIONALE

Vetëgjyqësia: Dy persona sulmuuan fizikisht dy të tjerë te “Rrethi i Flamurit”, arrestohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy persona te “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë, i kanë rrahur dy të tjerë.

Kështu të dy u arrestuan e po dyshohen për veprën penale, “Vetëgjyqësia”. Të njejtit sipas njoftimit të Policisë, janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi ë të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – shkruan aty.

Lajme të ngjashme