Vetaksident në Vushtrri, lëndohet shoferi i veturës
Një shofer është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Dobërlluke të Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës.” – ka thënë Zahiti.
Në bazë të fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ka goditur pjesët anësore të rrugës.
