Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi - NACIONALE

Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një veturë është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ku është lënduar ngasësi i makinës.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se i lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.” – ka njoftuar Veseli.

Lajme të ngjashme