Vetaksident në Deçan, një person përfundon në spital me lëndime trupore - NACIONALE

Vetaksident në Deçan, një person përfundon në spital me lëndime trupore

3 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në rrugën "Tahir Zemaj", ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime trupore.

"Si pasojë e këtij vetaksidenti, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor", deklaroi Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident.

Lajme të ngjashme