Shtimja e “çliruar” vërshohet nga shiu i madh (VIDEO)
Ditëve të fundit vendi është përballur me shira të rrëmbyeshëm, ku në disa komuna është raportuar edhe për vërshime duke e vështirsuar jetën e banorëve në ato zona.
Njëra nga to është edhe qyteti i Shtimës, ku siç shihet nga imazhet e dërguara nga lexuës të Nacionales, rruget janë thuajse të bllokuara nga vërshimet e shumta si pasojë e reshjeve të shiut.
Kujtojmë që i pari i Shtimes, pati bërë goxha bujë me një deklarim të tijin pas fitores, kur tha se Shtimja u çlirua pas 22 vjetësh.