Vërshohet nga uji hapësira e depos së Elkosit, Ramiz Kelmendi thotë se s’ka rrezik
Një pamje jo e mirë kësaj radhe vjen nga një magazinë ushqimore e ELKOS-it, që udhëhiqet nga Ramiz Kelmendi, ish-politikan, që për një kohë ishte zëvendëskryeministëri i Kosovës.
Në një video të dërguar nga lexuesit e gazetën Nacionale, gjendja në depon ushqimore duket të jetë aspak e mirë.
Siç shihet në video, depoja është vërshuar nga uji. Aq sa edhe vozitësi i kamionit e ka të vështirë të zbres nga automobili për shkak të vërshimeve që kanë ngjarë.
Një pamje e tille aspak higjienike është problematike për faktin se një depo e tillë, siç raporton sinjalizuesi, përdoret për magazinimin e ushqimit.
Gazeta Nacionale ka provuar të marrë një qëndrim nga kompania e njohur kosovare “Elkos” në lidhje me situatën që shihet në video. Pas disa thirrjeve, z. Ramiz Kelmendi e hapi telefonin, duke dhënë një qëndrim për këtë situatë.
Në prononcimin për Nacionalen, z.Kelmendi vlerësoi se nuk ka rrezik për vërshim të depove.
“Nuk ka rrezik. Është 1 meter e 20 cm mbi sipërfaqe. S’ka rrezik. Krejt me u mbush ujë qyteti aty nuk hyn se është 1 metër e 20 cm. Standardi i depove është se nuk e mbullon uji. Krejt sipërfaqja e Kosovës me u mbush me ujë aty nuk hynë. Është duke punuar pompa siç më thanë por është më ngadale për shkak se ka ra shumë, mirëpo uji me hy nuk mundet për shkak të lartësisë për shkak të rampave të kamionëve.” – theksoi z.Kelmendi.