Vërshimet, Haradinaj: Situata është tejet shqetësuese, institucionet relevante t`i shumëfishojnë përpjekjet
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës.
I pari i AAK-së ka bërë me dije se në disa komuna situata është tejet shqetësuese.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se është urgjencë kombëtare që institucionet relevante t`i shumëfishpjnë përpjekjet.
“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve. Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po i ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje.