Vërshimet e fundit, IKShPK tregon për gjendjen e ujit të pijes në Kosovë - NACIONALE

Vërshimet e fundit, IKShPK tregon për gjendjen e ujit të pijes në Kosovë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka treguar për gjendjen e ujit të pijes në Kosovë, pas shirave të fundit.

Përmes një komunikate për media, ky institut ka dhënë detaje se cilat qendra rajonale janë prekur nga vërshimet.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) së bashku me qendrat rajonale po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës, pas shirave të fundit. IKSHPK dhe qendrat rajonale përpos marrjes së mostrave të rregullta dhe të jashtëzakonshme të ujit si dhe përpunimit laboratorik të tyre, janë edhe në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë e ujësjellësit në çdo rajon dhe po punojnë që qytetarët të kenë ujë të sigurt për pije sa më shpejtë”, është thënë në komunikatën e IKShPK-së.

IKSHPK ka rekomanduar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

“Qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt. Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut. Shfrytëzoni ujin vetëm nga burimet e sigurta. Ndiqni udhëzimet zyrtare për përdorimin e ujit në komunën tuaj”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme