Vërshimet: 39 familje u evakuan në Mitrovicë, Skënderaj e Vushtrri - NACIONALE

Vërshimet: 39 familje u evakuan në Mitrovicë, Skënderaj e Vushtrri

6 muaj më parë

nga NACIONALE

39 familje janë evakuuar nga rreziku i përmbytjeve në Mitrovicë, Skënderaj e Vushtrri.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në rajonin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri) janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për ofrimin e sigurisë dhe asistencën e shërbimeve emergjente, me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve në këto ditë me situata të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme