Kërcënimi i Radojiçiqit, raportohet se persona me simbole “Z” shpalosin flamuj serbë në veri - NACIONALE

Kërcënimi i Radojiçiqit, raportohet se persona me simbole “Z” shpalosin flamuj serbë në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja, lëshoi një kërcënim për Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sot raportohet se në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur parulla nacionaliste serbe.

Siç raporton Kosova Press, se persona të panjohur kanë shpalosur flamuj serbë, pikërisht në vendin ku më parë ishte shfaqur parulla nacionaliste e cila kërkonte kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Sipas KP-së, në qytet janë parë edhe persona me fanella ku shkrhej simboli i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, “Z”.

Lajme të ngjashme