Verifikimi i të gjitha nënshkrimeve "merr kohë", thotë KQZ për peticionet e shkarkimit të kryetarëve në veri
Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka verifikuar vlefshmërinë e nënshkrimeve në peticionet e nisura në katër komunat të banuara me shumicë serbe nga banorët lokalë për shkarkim të kryetarëve shqiptarë, të cilët ata s’i konsiderojnë legjitimë.
Nga KQZ kanë njoftuar se procesi i verifikim “mere kohë”.
“Ende jemi në proces të vrifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ashtu siç kemi njoftuar, ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik. Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, do të përgatisim raport për çdo komun dhe do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat”, tha Elezi për Gazetën Express.