Verdikti i Hagës për katërshen e UÇK-së, Tasholli: Pas 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më e njëjtë
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka thënë se e gjithë Kosova, por edhe shqiptarët jashtë vendit, po e presin me vëmendje këtë vendim, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
“Madje edhe jashtë kufijve të Kosovës, krejt shqiptaria po pret, sepse është një udhëkryq shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Tasholli.
Ai ka thënë se pas 16 shtatorit, sipas tij, Kosova nuk do të jetë më e njëjtë, duke e cilësuar pritjen për verdiktin si një proces të gjatë dhe të padrejtë ndaj shoqërisë kosovare.
Tasholli ka bërë të ditur se marshi i 12 shtatorit në Prishtinë pritet të jetë aktiviteti më i madh i organizuar deri më tani nga platforma “Liria ka Emër”.
Ai ka njoftuar gjithashtu se një marsh me të njëjtën moto do të mbahet më 16 shtator në Hagë, në ditën kur pritet të zhvillohet seanca për shpalljen e verdiktit.
Sipas Tashollit, “Liria ka Emër” synon të bashkojë njerëz me prejardhje të ndryshme politike, kulturore dhe gjeografike, duke e cilësuar këtë si mesazhin kryesor të platformës.