“Veprim brutal”: Mediumet në Gjermani e Austri shkruajnë për Fetiun që goditi garuesen 8-vjeçare - NACIONALE

“Veprim brutal”: Mediumet në Gjermani e Austri shkruajnë për Fetiun që goditi garuesen 8-vjeçare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy ditë më parë, Nacionale raportoi për rastin skandaloz të Valmir Fetiut, i cili e goditi garuesen kosovare pasi humbi në një finale ndaj një garueseje serbe.

Videoja e Fetiut, i cili u suspendua për gjashtë muaj, ka bërë xhiron e botës.

Tashmë janë disa mediume ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë temë.

Mediumi i njohur gjerman “RTL” ka shkruar se një trajner ka humbur krejtësisht kontrollin.

“Pas humbjes së garuesës së tij në finale, ai goditi në fytyrë vajzën tetë vjeçare. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai edhe ka tentuar të arsyetojë veprimin e tij brutal pastaj” – shkruan RTL.

Edhe mediumi tjetër gjerman, Stern, ka shkruar për këtë temë, duke e cilësuar si skandal sportiv.

Për Fetiun u shkrua edhe në Austri nga ana e mediumit “Kurier”.

Lajme të ngjashme