Vendosja e flamujve shqiptarë në Kllokot po shihet si provokim nga serbët
E ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, ka reaguar lidhur me vendosjen e flamujve shqiptarë në Kllokot.
Përmes një komunikate, ata kanë thënë se shqiptarët kanë të drejtë të festojnë, por është e pa vend që këtë ta bëjnë në zonat e banuara me serbë.
Veç kësaj, ndër tjerash në njoftimin respektiv shkruan se ky "dekorim" nuk përbën asgjë më tepër se provokim.
“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”
“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.
.jpg)