Tokat e Manastirit të Deçanit mollë sherri në Twitter, përplasin ministrin Çeku dhe Petkoviqin - NACIONALE

Tokat e Manastirit të Deçanit mollë sherri në Twitter, përplasin ministrin Çeku dhe Petkoviqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit janë bërë përsëri mollë sherri ndërmjet Kosovës e Serbisë. E gjitha erdhi pas një deklarate nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit, e cila ngjalli shumë reagime nga shteti fqinjë, Serbia. Kësaj radhe, i gjithë debati u përqëndrua në Twitter, ku filloi një përplasje ndërmjet ministrit Çeku dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në Kanal10, Çeku tha se Kisha Ortodokse refuzon të komunikojë me Qeverinë e Kosovës për temat që i preukopojnë ata.

“Ka edhe shumë momente tjera si rezistenca e Kishës Ortodokse jo vetëm për ta njohur shtetin e Kosovës, por edhe për të komunikuar me Qeverinë tonë në lidhje me çështjet që i preukopojnë. Çuditërisht as bashkësia ndërkombëtare nuk i trajton këto çështje. Vitin e kaluar e kemi pasur një sulm të paprecedent nga një OJQ evropiane që e ka shpallur në mënyrë paradoksale Manastirin e Deçanit si një nga momumentet më të rrezikuara të Evropës”, tha ministri i Kulturës.

I pyetur rreth tokave të Manastirit të Deçanit, Çeku deklaroi se vendimet e Kushtetueses nuk duhet të merren si të mirëqena.

“Unë menoj që ka shumë probleme me mënyrën si është bërë ai interpretim. Ka shumë probleme me përmbajtjen e atij aktvendimi. Mirëpo nëse flasim në parim, normalisht që kur të vendosë Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të zbatohet. Por, nuk duhet asnjëherë t’i marrim gjërat të kryera”, tha tutje Çeku.

E kreu i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk e la pa e komentuar këtë deklaratë të ministrit kosovar.

Në Twitter, Petkoviq shkroi se duhet të ketë një analizë kritike rreth aktvendimit të Kushtetueses për punën e tokave rreth Manastirit të Deçanit duke shtuar se është e padëgjuar që vendimeve të instancave ligjore të mos merren si të mirëqena.

“Kurdo që ju Hajrulla Çeku flisni për rendin dhe ligjin, duhet t’ua kujtomë këtë deklaratë. Është e padëgjuar të thuhet se vendimet e instancave më të larta ligjore të juaja s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Petkoviq.

As ministri i MRKS-së, nuk është se e la pa u kundërpërgjigjur zyrtarit serb.

Çeku në cicërimën e tij në Tëitter shkroi se para se zyrtarët serbë të kërkojnë diçka nga Kosova, duhet të pranojnë shtetin kosovar si të pavarur e sovran.

“Instancat më të larta juridike? E keni fjalën për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës? Përpara se t'i lejoni vetes të kërkoni diçka nga vendi ynë, le të fillojmë me pranimin e fakteve në terren. Ju lutem përsërisni pas meje: Kosova është shtet sovran dhe demokratik”, ka thenë Çeku në kundërpërgjigjen e tij.

Tutje Çeku përmendi personat e zhdukur me dhunë, dëmet ekonomike e shkatërrimet e trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës së fundit nga ana e Serbisë.

“Sygjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer (Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur t’ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura. P.S ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku.

Madje i pari i kulturës në Kosovë, vëri në theks edhe sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“ P.S. Ndaloni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka thenë Çeku në Twitter.

Listimi i krimeve serbe në Kosovë nga ana e ministrit të Kulturës, duket ta ketë nervozuar Petkoviqin, pasi ai nuk u ndje rehat pa u kundërpërgjigjur edhe njëherë.

Në shkrimin e tij, Petkoviq shkroi se Çeku duhet 24 hektarët e tokës përreth Manastirit të De ishte mirë që ta përsëriste ketë fjali të paktën njëher në ditë.

“Pasi që keni kapur temën e situatës në terren, do të ishte më mirë që të përsërisni këtë fjali të paktën një herë në ditë: “24 hektarë tokë janë të Manastirit të Deçanit”. Në këtë mënyrë do të mësoni të mos i shmangeni çështjes së sundimit të ligjit, tek e cila unë po ju kthej në vazhdimësi, e të cilës ju po tentoni ti shmangeni në vazhdimësi”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Kujtojmë që vite me parë, Gjykata Kushtetuese nëpërmjet një aktvendimi i dha të drejtë Manastirit të Deçanit rreth 24 hektarëve të tokës. Ky aktvendim ende nuk është respektuar nga institucionet e Kosovës, gjë e cila ka ngjallur reagimin e aktorëve ndërkombëtar.

Madje, disa herë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rikujtuar se vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet. Këtë çështje, ShBA-të e përmendën edhe në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën.

Lajme të ngjashme