Vendosen postera të kriminelit Millosheviq dhe fjalët “Kosova është Serbi” në Beograd
Postera me imazhin e kriminelin serb, Slobodan Millosheviq, me shkrimin “Kosova është Serbi”, janë shfaqur sot në disa lokacione në Beograd.
Siç raporton Nova, Lëvizja “Nashi” qëndron prapa vendosjes së posterëve.
Këto postera janë vendosur një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.