Vendimi i vitit 2016 u prezentua si i ri, ish-këshilltari i Veselit i reagon Kurtit: Çfarë mashtruesi klasik
Qeveria e Kosovës, në një mbledhje elektronike që ka mbajtur sot ka marrur një vendim i cili në fakt ishte vendim i Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.
Vendimi i cili u prezentua si i ri, ka ta bëjë me shpalljen e datës 5 shtator si “Dita e Humanizmit”.
Mirëpo, sipas dokumenteve që qarkulluan sot ky vendim ishte shpallur nga Kuvendi i vitit 2016 me emërtimin “Dita e Bamirësisë Nëna Terezë”, ku në vendimin e ri emertimi “Nëna Terezë” është hequr.


Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-këshilltari i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Valmir Klaiqi ka reaguar për këtë çështje përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Klaiqi e quan Kurtin “mashtrues klasik”.
“Shikojeni se si kryeministri aktual e ka marrë një "vendim të ri", e i cili në fakt është marrë në Kuvendin e Kosovës 6 vite më parë. Garant edhe pak javë ka me dalë me lexu edhe deklaratën e pavarësisë”, ka shkruar Klaiqi.