Vendimi i ZRrE-së pëson fiasko të radhës nga drejtësia, Gjykata Komerciale ia rrëzon edhe pesë raste
Vendimi (thjesht publikim Njoftimi) i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin “treg të lirë” për 1 mijë e 300 biznese ka gjetur fiasko të radhës nga drejtësia, kur Gjykata Komerciala i rrëzoi edhe pesë raste të saj.
Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi se pesë kompani të radhës që kanë paditur ZRrE-në kanë gjetur pajtimin e Gjykatës.
“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi”, thanë OEK.
Postimi i plotë:
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera
Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së.
Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi.
Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.