Vendimi i ri për targat ilegale, MPB: Nga 21 nëntori gjoba 150 euro
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë thirrje që të regjistrohen të gjitha veturat që kanë targa ilegale në ato RKS.
MPB bën të ditur se “nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro.”
“Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Njoftimi i plotë:
