“Vendi im quhet Republika e Kosovës”: Si u përplasën Kurti e Bërnabiq në Londër - NACIONALE

“Vendi im quhet Republika e Kosovës”: Si u përplasën Kurti e Bërnabiq në Londër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka përplasur në fytyrë kryeministres së Serbisë, të vërtetën për Kosovën.

Kjo pasi, Bërnabiq në një samit në Londër e quajti Kosovën krahinë dhe disa here theksoi “Kosovo i Metohija”.

“Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

E përgjigja nga Kurti ishte e ashpër.

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme