Vendet e Ballkani Perëndimor mbajnë konferencë rreth dezinformimit, merr pjesë edhe Kosova
Është mbajtur konferenca me temën “Disinformation in the Western Balkans", me ftesë nga European Policy Center për Organizaten NSI-New Social Initiative dhe CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, ku si përfaqësues nga Kosova ishte Mediana Bislimi, drejtoreshë në CCNO.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekspertë në fushën e dezinformimit, dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si përfaqësues nga Komisioni Evropian, ku në të njëjtën kohë u mbajt edhe Samiti i BE-Ballkani Perëndimor mes 27 kryetarëve shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian të cilët në përfundim u pajtuan me një deklaratë të përbashkët me 35 pika. Ku Bashkimi Evropian konfirmon gatishmërinë për thellimin e angazhimit politik me Ballkanin Perëndimor.
Gazeta Nacionale ka zhvilluar një bashkëbisedim me zonjën Bislimi, e cila ka treguar qëllimin kryesor të konferencës.
Sipas saj, qëllim ishte shkëmbimi i njohurive dhe përvojave lidhur me fenomenin e dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi kryesor i konferencës "Disinformation in the Western Balkans: Insights from Citizens' Dialogues" ishte shkëmbimi i njohurive dhe përvojave lidhur me fenomenin e dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Konferenca synonte të ofronte perspektivë të pasura nga dialogu me qytetarët, duke identifikuar sfidat dhe duke diskutuar strategjitë efektive për të luftuar këtë problem në nivel lokal dhe rajonal.” – ka thënë Bislimi.
Duke folur për ndikimin e dizinformimit në Kosovës, ajo tutje është shprehur se kjo çështje ka pasur ndikim në perceptimet dhe opinionin publik në Kosovë.
“Dezinformimi ka pasur ndikim në perceptimet dhe opinionin publik në Kosovë. Qytetarët kanë luajtur një rol kyç në identifikimin dhe adresimin e këtyre sfidave duke përfshirë tyre në dialogun dhe diskutimet në work shope, trajnime. Ndikimi i dezinformimit në Kosovë është i prekshëm, duke formuar perceptime të rreme dhe ndikuar në stabilitetin shoqëror. Në Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë, dialogu me qytetarët kanë shpërfaqur rolin kyç të tyre në identifikimin dhe adresimin e sfidave të dezinformimit. Përvoja ka treguar se pjesëmarrja aktive e qytetarëve në diskutimet dhe ndërgjegjësimi i tyre rreth këtij fenomeni kanë kontribuar në marrjen e iniciativave lokale për të luftuar efektivisht dezinformimin dhe për të promovuar informacionin e saktë në shoqërinë kosovare.” – ka thënë Bislimi.
Ajo tutje ka treguar edhe për bashkëpunimin rajonal që Kosova mund të ndajë përvojat dhe njohuritë për luftën kundër dezinformimit.
“Në bashkëpunimin rajonal, Kosova mund të ndajë njohuritë dhe përvojat duke përdorur platforma dhe inicativa të përbashkëta për luftën kundër dezinformimit nëpër vende të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe koordinim efikas.” – ka përfunduar Bislimi.